Bashkëpunimi mes spitaleve të rajonit të Lombardisë në Itali dhe spitale shqiptare do të zgjerohet edhe në drejtim të asistencës për transplantet. Gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ai ka marrë premtimin se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fusha të tjera. Duke iu referuar zhvillimeve të larta të sistemit shëndetësor në Lombardi, ministri Tavo shprehu interesin për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
“Ne mbetemi shumë të interesuar për të vijuar marrëdhënien e shkëlqyer duke marrë në konsideratë cilësinë dhe vlerat e shërbimit shëndetësor të Rajonit të Lombardisë, por edhe nisur nga fakti që shërbimi shëndetësor në Shqipëri është aktualisht duke kaluar faza të rinovimit dhe të mendimit modern strategjik” - theksoi ministri Tavo.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë së Lombardisë, Luciano Bresciani, garantoi se së shpejti do të nisi puna mes grupeve të ekspertëve për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do t’i vijë në ndihmë shëndetësisë shqiptare ndërsa propozoi që fillimisht të bëhet një binjakëzim mes strukturave spitalore të vendin tonë me ato të rajonit të Lombardisë.
Ky projekt u mirëprit nga ana e delegacionit shqiptar ndërsa u shpreh dëshira për një asistencë të specializuar në drejtim të transplanteve. Ministri Tavo ka vijuar takimet gjatë vizitës në Rajonin e Lombardisë duke u njohur edhe me stafin drejtues të qendrës spitalore “Papa Giovanni XXIII” të Bergamos, që është edhe struktura më e mirë në këtë rajon përsa i përket fushës së transplantimit si dhe një ndër 4 spitalet më të mira të Europës në këtë drejtim.
Në përfundim të takimeve ministri Tavo u ftua për të vizituar spitalin e ri të Bergamos me hapjen e të cilit, autoritetet italiane të shëndetësisë synojnë të mbulojnë 4 provinca me një numër banorësh që arrin në rreth 4 milionë.
(ek/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com