TIRANE - Bashkia e Tiranës ndryshon bravat dhe mban të kyçur sallën e këshillit bashkiak për të mos lejuar mbledhjen e 31 anëtarëve të majtë, PS-LSI për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti. Gjatë natës administrata ka ndërruar bravën sallës ku mblidhet parlamenti i qytetarëve të Tiranës

Pas 2 orësh pritje dhe apelesh nga këshilltarët e majtë drejtuar kryetarit të bashkisë të hapë derën e sallës ku zhvillohen mbledhjet normale të Këshillit Bashkiak, 31 këshilltarët e majtë (PS-LSI) që kanë dhe shumicën në këshill, filluan të shqyrtonin kërkesën për shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak, Njazi Kosovrasti në paradhomë.

Votimi për shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Dalipit në postin e tij u mor me 31 vota pro, dhe mbledhja e u zhvillua në një ambient 15 metra katrorë. Menjëherë pas këtij votimi bashkia nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklarohej se asnjë mbledhje këshilli nuk ishte zhvilluar. Ndërkohë sot pasdite, kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun Lulzim Basha për pengim të qëllimshëm të mbledhjes së sotme.

Bashkia jo vetëm ka dashur të bllokojnë mbledhjen e kërkuar nga 31 këshilltarë PS e LSI, të cilët pas firmosjes së koalicionit Rama-Meta përbëjnë shumicën dhe kishin thirrur mbledhjen sipas ligjit shqiptar për të zgjedhurit vendor, por bllokoi mediat duke shkelur çdo parim trasparence, pikërisht sot në ditën ndërkombëtarë të lirisë së saj.

Sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj konfirmoi për TVA1 REPORT sot në mëngjes se gjatë natës ishin ndryshuar 3 herë bravat si dhe paswordet e kompjuterave. Ndërkohë që gazetari Arben Hasanaj dhe Gentiana Haxhiu ishin gjatë paradites brenda në bashki kur mbizotëroi një situatë e pazakontë, dhe e paprecedentë.

Pas një situate të tensionuar që ka zgjatur përreth 40 minuta, gazetarët, të cilët prisnin jashtë derës së bashkisë, kanë mundur të hyjnë brenda me ndihmën e këshilltarëve të majtë të cilët kanë shtyrë policët bashkiakë tek dera duke liruar kalimin. Madje ka pasur dhe shtyrje fizike.

ORA 13: 37 KESHILLTARET E MAJTE NISIN MBLEDHJEN NE PARADHOME, VOTOJNE SHKARKIMIN E KOSOVRASTIT
31 këshilltarët e majtë PS- LSI po mbajnë mbledhjen e këshillit bashkiak në paradhomë. Bashkia e Tiranës pengoi zhvillimin normal të Këshillit Bashkiak, pasi mban të kyçur derën ku zhvillohen mbledhjet e zakonshme. Arben Hasani informon se ka nisur votimi për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak,. Njazi Kosovrasti

ORA 12:10 KESHILLTARET E MAJTE KERKESE BASHES: HAP DEREN
31 anëtarë të këshillit bashkiak po firmosin një kërkesë drejtuar kryetarit të bashkisë të hapë dyert”

ORA 11: 45 DALIPI: BASHA TE ZBATOJE LIGJIN, TE RUAJE QETESINE
Kryetari i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT nga paradhoma e këshillit bashkiak brenda në bashki tha: "Veprimi që bëri sot, humbi qetesinë dhe bëri një hap që nuk i lejohet kryetarit të bashkisë, me vjedhje, transformime bravash, e ndryshim paswordesh është qesharake. I bëjmë thirrje të qetësojë e të zbatojë ligjin. Është e pamundur të akuzojë një nga këto këshilltarë që futën me zor gazetarët në bashki. Madje ne duhet ta akuzojmë kryetarin e bashkisë për dhunim ndaj medias dhe mungesë transparence. Basha të vijë të hapë dyert ne nuk do lëvizim. Votimi do bëhet sot. Nuk e ndal dot shumicën. Ëshë në personalitetin dhe nderin e tij t lërë mënajnë të gjitha urdhrat politikë”

ORA 11: 40 KËSHILLTARËT E MAJTË DETYROJNË POLICËT TË LARGOHEN NGA DERA, HYJNË GAZETARËT
Këshilltarët e majtë detyrojnë policët bashkiake, për tu larguar nga dera dhe gazetarët të mund të hyjnë brenda. “Ata kanë shtyrë me forcë policët”- na tregon Arben Hasanaj gazetari ynë që ndodhet brenda godinës së bashkisë së Tiranës, dhe përpara derës së mbyllur të sallës ku zhvillohet këshilli bashkiak.

ORA 11: 28 MAZNIKU: BRAVAT JANE NDERRUAR NUK MUND TE HYJME
Gazetari u TVA1 Report Arben Hasanaj dhe këshillitari i majtë Arbër Mazniku ndodhen në paradhomën e këshillit bashkiak dhe presin që dera të hapet. “Bravat janë ndërruar dhe ne nuk mund të hyjmë. Ne kemi kërkuar mbledhjen e këshillit si shumicë e këshillit. Sekretariati, bashkia dhe kryetari kanë qenë në dijeni për mbledhjen. E palogjikshme kjo situatë. Shpresojmë që të zgjidhet në orët në vijim. "- tha Mazniku

Ora 11: 23 GAZETARI VERIFIKON SE DERA ESHTE E KYCYR
Gazetari Arben Hasanaj i TVA1 REPORT verifikoi derën e kyçur të këshillit bashkiak. Ai ka mundur të hyjë me forcë në bashki por gazertarët dhe kamerat nuk po lejohen ë hyjnë brenda në bashki nga policia bashkiake.
“Unë jam tek dera e këshillit bashkiak është e mbyllur dhe nuk mund të hapet. Mediat janë të ndaluara dhe një person përfaqësues i policisë bashkiake nuk lejon të hyjë brenda.”

ORA 10: 10 RROKAJ: NË 11:00 NE KËSHILLTARËT E MAJTË LSI DHE PS DO JEMI NË BASHKI
Kryetari i këshilltarëve të LSI-së Shezair Rrokaj në një prononcim telefonik për TVA1 REPORT tha se sot se ishte vënë në dijeni nga sekretari i këshillit, për ndryshimin e bravave, dhe se në 11:00 të gjithë anëtarët e LSI do të jenë para bashkisë për mbledhjen e caktuar.

“Prej 15 ditësh është bërë kërkesa konform ligjit, dhe për të dytën herë është përsëritur kërkesa. Kryetari i këshillit nuk po e mbledh dhe këshilli ka vendosur që të mblidhet në 11:00. Sapo njoftova nga sekretari i këshillit i cili është i LSI për ndryshimin e bravave.

Nuk e di s’kam qenë në vend për të verifikuar por më është komunikuar. Do jemi aty për të shpallur vullnetin e 31 vetave, kundrejt 24 që reduktohen përfaqësuesit e koalciionit të djathtë, për të shprehur vullnetin tonë lidhur me shkarkimin e kryetarit aktual dhe emërimin e kreut të këshillit.

ORA 10:00 NDRYSHOJNE GJATE NATES BRAVAT
Ndryshohen gjatë natës bravat e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj konfirmoi për TVA1 REPORT lajmin duke shtuar se personeli i këshillit nuk futet dot në sallë. Mendohet se janë bërë për të bllokuar mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës e thirrur tashmë nga shumica PS-LSI për të marrë në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e Njazi Kosovrastit nga posti i kryetarit të këshillit, dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit. Gjatë natës u bllokua dhe telefonia fikse dhe celulare në Këshillin Bashkiak, si dhe paswordet e kompjuterave.
Ndërkohë Policia Bashkiake largoi studiot lëvizëse të TVA1 REPORT të instaluara para Bashkisë me argumentin se sot s'ka mbledhje.

“Gjatë natës janë ndryshuar bravat e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Janë ndryshuar passëord-et e kompjuterëve. Gjatë natës u bllokua telefonia fikse dhe celulare në Këshillin Bashkiak”- tha Zenelaj.

Rreth orës 10:00 kryetari i këshilltarëve socialistë nëpërmjet Twitterit i bën thirrje Bashës të mos e tensionojë situatë. "Je në sytë e qytetareve,mediave dhe faktorit ndërkombetar.Pergjegjesia jote"
Thirrja e grupeve te PS e LSI per Bashen mos e tensiono situaten,je ne syte e qytetareve,mediave dhe faktorit nderkombetar.Pergjegjesia jote
— Aldrin Dalipi (@AldrinDalipi) May 3, 2013

(sg/shqiptarja.com)