TIRANË - Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës pranë fshatit Gjokaj.
 
Nga aksidenti mësohet se nuk ka viktima në njerëz, por raportohet për 5 persona të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë.
 
Burime nga policia e Tiranës bëjnë dije se shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)