TIRANE – Një kontakt me linjat e rrymës elektrike ndërsa ishte mbi shtyllë i ka marrë jetën një 37-vjeçari sot në Qesarakë të Tiranës.

Viktima, i identifikuar si Dritan Peposhi, baba i një fëmije 6-vjeçar, po punonte në një shtyllë korenti që ndodhej pranë banesës së tij pasditen e sotme: dyshohet se kontakti me rrymën elektrike është favorizuar edhe nga shiu i rrëmbyeshëm që po binte në ato momente.

Kështu elektriciteti është përcjelle te trupi i viktimës duke i marrë atij jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarjes.

(im/shqiptarja.com)