TIRANE - Kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë takimit me të rinjtë e njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë, komentoi koalicionin e ri me PS si një ndryshimi konstruktiv dhe një afrimi të shpejtë me Evropën.
"LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropën dhe i cili do të krijojë më shumë mundësi për të gjithë të rinjtë për një edukim më të mirë dhe në veçanti për një punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz në vendin tonë", tha Meta.
Në aktivitet ju shtuan radhëve të LRI 300 të rinj e të reja, disa prej të cilëve morën dokumentin e anëtarësimit nga Ilir Meta. Pas fjalës së tij, Meta shpërndau për një pjesë të anëtarëve të rinj edhe dokumentet e anëtarësimit.
Ndërkohë që në fjalën e tij para të rinjve kryetari i LSI për Tiranën, Shezai Rrokaj, deklaroi se LSI i mbështet të rinjtë dhe mbështetet tek ritmi i saj. “Programin tonë qeverisës, pjesa intelektuale, punësimi i të gjithë atyre të rinjve përbën edhe shtyllën themelore të programit tonë të LSI.
E themi këtë, sepse LSI në qendër të vëmendjes së saj ka të rinjtë. Ajo mbështet të rinjtë, mbështetet te ritmi i saj, sepse dhe në krye të saj ka liderin më të ri, më vital, që është i aftë të marrë masa e të hedhë hapa shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për shqiptarët”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com