TIRANË - Në një kohë kur diskutohet më shumë se kurrë, integrimi i Shqipërië në BE dhe marrja e statusit kandidat, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati do të takohet sot me dy ambasadorë: së pari, me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi në mjediset e ministrisë, takim që vjen pas vizitës dyditore që Kryeministri Rama kreu në Bruksel;
së dyti, me ambasadorin amerikan në Tiranë Alexandër Arvizu, me të cilin edhe do të pronocohen për mediat. Ky takim i dytë vjen një ditë pasi Arvizu është takuar me Kryeministrin Rama, ku i është konfirmuar mbështetja pa asnjë rezervë e Shqipërisë ndaj SHBA-së.
Po sot, në orën 10.15, Ministri Bushati do të mbajë një fjalim në Konferencën e Europës Juglindore për Mediat që zhvillohet ne Hotel Tirana
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com