TIRANE-Një foshnjë ka gjetur vdekjen mbrëmë në kryeqytet, ndërsa nëna 15-vjeçe mësohet se është në gjendje të mirë. Foshnja me iniciale A.B. ka ndërruar jetë në banesën e gjyshes, ndërsa sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
 
Më datë 03.10.2017, gjatë natës, në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës shtetases Q. A, vjeç 15 banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë’ deklaron policia.


dy.b/shqiptarja.com