Në prag të sezonit të reshjeve, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për pastrimin dhe zhbllokimin e të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e ndryshme. Prej disa javësh, grupet e punës janë shtrirë në të gjithë territorin për kontrollin dhe riparimin e pusetave të cilat mund të jenë dëmtuar.
/Shqiptarja.com
Në ato raste ku ato janë vjedhur, janë vendosur të reja duke rritur në këtë mënyrë edhe sigurinë e kalimtarëve, por edhe të drejtuesve të automjeteve të cilët në jo pak raste si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa personave që i heqin natën, kanë pësuar edhe aksidente.
Krahas vëmendjes në rrugët kryesore, mirëmbajtja, riparimi dhe pastrimi i zgarave shi-mbledhëse nga intertet është shtrirë edhe në zonat periferike dhe nëpër rrugicat e lagjeve.
[gallery]24283[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

FOTO









