TIRANË - Kryebashkiaku Lulzim Basha ka parë sot nga afër nisjen e punimeve, për rikonstruksionin e shkollës “Niket Dardani”, një investim prej 94,3 milionë lekësh i Bashkisë së Tiranës. Projekti i rikonstruksionit të kësaj shkolle që do të përfundojë brenda 11 muajsh, parashikon ndërtimin e palestrës me sipërfaqe 700 metra katrorë dhe sistemin e ngrohjes qendrore të shkollës.
Po ashtu, është parashikuar një shtesë e objektit ekzistues, nga i cili përftohen dy ambiente mësimdhënieje (kabinet informatike me një sipërfaqe 30 metra katrorë secili) dhe një sallë për lexim të lirë të nxënësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur angazhimin e tij, për të transformuar brenda një kohe të shkurtër infrastrukturën arsimore në qytetin e Tiranës.
“Së shpejti do të nisin përgatitjet për ndërtimin e shkollave të reja, në zona të qytetit ku shtimi i popullsisë ka bërë të domosdoshëm, jo thjesht rikonstruksionin apo shtimin e ambienteve por pajisjen me shkolla tërësisht të reja, për të cilat Bashkia e Tiranës ka rezervuar fonde të saj dhe po finalizon me organizata partnere marrëveshje kreditimi, huamarrje dhe grantesh.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com