Sipas burimeve të raportuara nga policia e Tiranës, ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Deliu”, është gjetur pa jetë  A.S, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Personi në fjalë ka qënë i dënuar.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë.
Materialet i kaluan  Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

a.m/Shqiptarja.com