TIRANË - Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ( FSHDPAK ) në kuadër të projektit “Shërbime për personat me aftësi të kufizuara, përdorues të karrigeve me rrota”,  ka organizuar sot një aktivitet për dhurimin e 800 karrigeve me rrota për persona me aftësi të kufizuara.

Aktiviteti u zhvillua në punishten "Mirësia" në Votë, ku që prej vitit 1996 vijojnë të punohen nga duart e personave me aftësi të kufizuar karrige me rrota për individë me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin. Më pas ato ofrohen falas.

Në takim mori pjesë edhe zv/ministrja e MSR, Bardhylka Kospiri. Për të plotësuar nevojat në rritje të këtyre individëve për karrige me rrota, së fundmi FSHDPAK  ka bashkëpunuar me Kishën e Jezu Krishtit të Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët kanë sjellë në Shqipëri një numër të konsiderueshëm të karrigeve me rrota për këta individë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)