Tiranë, përfundon afati i
anëtarësimeve, priten zgjedhjet në PD

Tiranë, përfundon afati i<br />anëtarësimeve, priten zgjedhjet në PD
TIRANE- Sot përfundon afati i përcaktuar nga Partia Demokratike për procesin e anëtarësimeve të reja në degën e Tiranës. Afati ishte parashikuar që të përfundonte në datën 5 qershor, por u shty me vendim të partisë që të zgjatej me një javë. Si argument u përdor fakti se numri i anëtarësimeve ishte tepër i lartë dhe për këtë, duhet që të rriste kohën në mënyrë që të mbylleshin të gjitha procedurat.

Pas kësaj, pritet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të miratojë një udhëzues tjetër për mënyrën se si do të operojë dega më e madhe e PD-së për zgjedhjet e brendshme.

Ky udhëzim pritet që të jetë disi ndryshe nga të tjerët pas për zgjedhjet për degën e PD-së në Tiranë është deklaruar se do të ndiqet një procedurë e veçantë, pasi përkon edhe me degën e cila ka numrin më të madh të anëtarësisë të demokratëve në të gjithë vendin. Si koordinator të procesit të zgjedhjeve pritet që të jenë 40 të deleguarit e Bashës të cilët u morën edhe me procesin e anëtarësimeve të reja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale