TIRANE- Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin pranë Ministrisë së Arsimit në kryeqytet, rreth orës 04:10.

I plagosuri, Ilmi Çashku, është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa 40-vjeçari, Albert Masha, nga Freksu, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dy automjetet e përfshira në aksident janë me targa TR 0907 J, ndërsa tjetra tip ‘"Audi" me targa angleze.

Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit dyshohet se ka qënë shpejtësia e lëvizjes së automjeteve tej normave të lejuara.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.
 
Lajmi u publikua fillimisht në 04:15

Redaksia Online
(e.s/d.d/shqiptarja.com)