TIRANE-Siguronin patenta kombëtare dhe ndërkombëtare të falsikuara kundrejt një përfitimi deri në 50 mijë lekë të reja. Policia e Tiranës përmes operacionit të koduar ‘Patenta II’ ka vënë në pranga 4 personat ndërsa ka sekuestruar disa prej dokumantave të falsifikuar.

Personat e arrestuar janë 61 vjecari Mariglen Nikaj, 61 vjec dhe 62 vjecari Qazim Hysko, të dy të dënuar më parë për falsifikim të dokumentave, si dhe Lulzim Murthi, 57 vjec dhe Behar Mata, 36 vjec. 4 shtetasit e vënë në pranga bazën ku kryenin falsifikimet në rrugën e ‘Durrësit’, pranë bllokut të ambasadave, në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar kompjutera, printera të cilësisë së lartë, dokumenta të ndryshëm mjetesh të fallsifikuar, pasaporta greke dhe shqiptare vërtetim hyrje-dalje të doganës së Durrësit në emër të shtetasve të huaj, usb etj.

Nga hetimet qe kane nisur qe ne nentor te vitit te kaluar  ka rezultuar se këta shtetas, u siguronin qytetarëve të ndryshëm dokumenta të fallsifikuara si patentë kombëtare dhe ndërkombëtare, dokumenta të huaja automjetesh, dokumenta shkollor të ndryshme të fallsifikuara. Qytetarë të ndryshëm pajiseshin më këto dokumenta kundrejt vlerave që varionin nga 15.000.lekë deri në 50.000 lek të reja.
(jd/shqiptarja.com)