TIRANE- Këshilltarët bashkiakë të majtë në Bashkinë e Tiranës braktisën mbledhjen e djeshme pasi Kryetari i Këshillit, Njazi Kosovrasti, nisi punimet me propozimin për shkarkimin e sekretarit të këtij këshilli, Vladimir Gjonaj, ndonëse kjo nuk ishte në rendin e ditës.
Aldrin Dalipi, këshilltar i majtë në Këshillin Bashkiak, kërkoi të dinte se cilat ishin motivet e këtij shkarkimi. “Ju doni të prisni koka dhe pastaj emëroni ndonjë njeri, emrin e të cilit ne s’e dimë ende”, tha Dalipi.
Pas një debati të fortë mes Kosovrastit dhe Dalipit, këshilltarët e majtë dolën nga salla duke ndërprerë kështu për disa minuta mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Më pas këshilli miratoi vetem me votat e mazhorancës shkarkimin e Gjonajt dhe emërimin në vend të tij të ish kreun e ALUIZNI-t Behar Zeneli. Përfaqësuesit e majtë nuk votuan projektvendimin për shkarkimin e Gjonajt duke e konsideruar atë antiligjor, pasi sipas tyre nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe duhej tu paraqitej atyre të paktën 5 ditë më parë.Votimi është kryer mbrëmë vonë, rreth orës 23:00.
Ferdinand Poni tha se shkarkimi i Gjonaj vjen si rezultat i rikonfigurimit të Këshillit Bashkiak, duke mos përmendur asnjë shkelje apo abuzim me detyrën nag ana e tij.
Në rendin e ditës ishte edhe një interpelancë me Kryebashkiakun Basha në lidhje me performancën fiskale të Bashkisë së Tiranës, që ishte kërkuar pikërisht nga Dalipi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se do të bëhet gjithçka është e mundur për të rikthyer në mbledhje këshilltarët e PS. “Ky nuk është një gjest i përshtatshëm për Këshillin Bashkiak dhe shpresoj të arrihet në një mirëkuptim. Duhet të sigurojmë pjesmarrjen e tyre në përputhje me ligjin dhe normat e caktuara. Jam kundër akteve të pahijshme dhe tonet e larta nuk i shërbejnë mirëkuptimit”, tha Basha.
Në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak kanë kaluar 5 projektvendime të rëndësishme, por kreu i bashkisë, Lulzim Basha ka deklaruar se brenda këtij muaji do të mbahet edhe një mbledhje tjetër. Sipas tij janë edhe shumë projekte të rëndësishme që duhet të marrin votën e këshilltarëve të bashkisë për të nisur zbatimin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com