TIRANË - Dy persona janë vënë në pranga dhe një i tretë është në kërkim për një pengmarrje prej 100 mijë eurosh të ndodhur në 31 dhjetor 2013. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, janë arrestuar Rubin Hoxha, 32 vjeç, Albert Zerani, 54 vjeç si dhe u shpall në kërkim Ilir Hyseagolli, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta persona akuzohen se, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në datën 31 dhjetor 2013 kanë marrë peng dhe i kanë kërkuar 100 mijë euro Fabjan Sh., i cili më pas është lënë i lirë.

Çështja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kishte dërguar në gjykatë kërkesën për arrestimin e tre personave. Sipas policisë të ndaluarit janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj tyre ëhstë ngritur akuzae “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)