Një tjetër zonjë që është në radhë, është tejet e irrituar me këtë sistem që kanë zgjedhur për të shpërndarë pensionet. "Po kjo është absurde, - na thotë ajo. - të caktojnë një ditë kur të marrësh pensionin, dhe nëse nuk vjen atë ditë kushedi se kur të bie radha. Po unë gjatë muajve të verës nuk jetoj në Shqipëri, pse duhet të më caktohet vetëm një ditë mua? Pse nuk na e hedhin në bankë, siç bëjnë me rrogat dhe ta tërheq kur të dua. Ose po të mos dua, se tërheq fare? Turp t'u vijë që sillen me ne në këtë mënyrë! Shteti duhet të gjejë patjetër një zgjidhje", - na thotë ajo tejet e irrituar. Më pas ajo shpjegon se në fakt problemi nuk qëndron tek punonjësit e postës, por tek mungesat e parave apo ata që kanë hartuar këtë sistem. "Ne nuk kemi gjë me këta zonjat që punojnë këtu. Madje këta janë heroina, që dëgjojnë se çfarë nxjerrim ne nga goja. Por as ne s'e kemi me këta, por me shtetin. Këta të shkretat mbrëmë kanë punuar deri në orën 10:00 të darkës, kur nuk kishte më para dhe sot kanë ardhur prapë në punë, por edhe ne nuk kemi çfarë bëjmë dhe u zbrazemi këtyre", - na thotë më tej zonja që po pret të marrë pensionin, të cilin një ditë më parë nuk arriti ta merrte, megjithëse ka qëndruar deri natën vonë në radhë. Zyrtarisht posta shqiptare ka deklaruar se aktualisht po harton listat e reja, dhe kjo rrëmujë ka ardhur për shkak të informatizimit të listave të pensionistëve.