Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Benjamin Kaso. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi plagosi me thikë gjyshërit e tij në zonën e “Freskut”.

I ndodhur sot para trupës gjykuese, Kaso ka shprehur pendesë për krimin, duke thënë se nuk donte t’i godiste të moshuarit.

“Nuk doja t’i godisja gjyshërit, ata nuk më respektonin”, ka thënë ai në gjyq. Ndërkohë, 19-vjeçarit do t’i bëhet edhe ekspertiza psikike. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com