TIRANE- Një plagosje është shënuar mesditën e sotme pranë parkut të Autobusëve në Tiranë. Dy të rinj të moshës 20 vjeçare janë zënë në një lokal dhe sherri është përshkallëzuar duke përdorur pistoletat. Nga të dhënat e para i plagosuri është Fatjon Kushova. 20 vjeçari është plagosur lehtë në këmbë.
Brenda një kohe të shkurtër policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes, i cili dyshohet të jetë shtetasi Leart Kurti. Ndaj 22 vjeçarit me banim në Tiranë po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të elementëve të veprës penale të plagosjes së rëndë.
/Shqiptarja.com