Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat sqaron se në banesën e nënës së Damian Gjiknurit janë vjedhur 300 mijë lekë dhe disa bizhuteri.

Policia thekson se banesa nuk është rezidencë e ministrit Gjiknuri, por e nënës së tij, Lirije Gjiknuri ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri tani janë shoqëruar disa persona për rastin, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Grabitja ndodhi dje, ndërsa nëna e Gjiknurit tregoi për Report Tv se i kishin vjedhur shumën 300 mijë lekë, që i kishte mbledhur nga pensioni.

Deklarata e policisë

Me datë 10.10.2017, është konstatuar se, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67, vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë nje sasi të hollash rreth 300.000 lekë si dhe disa bizhuteri.

Theksojmë se banesa nuk është rezidencë e ministrit Gjiknuri, por e nënës së tij.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, neni 134 i Kodit Penal.

Sqarojmë gjithashtu se njoftimi policor është pasqyruar në komunikatën përkatëse në përputhje me procedurat standarde.

dy.b/shqiptarja.com