TIRANE- Gjatë mbrëmjes së të enjtes, uniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar një shtetas, i cili ishte në kërkim për dy tentativa vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Enton Nika, i cili është vënë në pranga nga forcat e policisë së Komisariatit Nr 4., në Tiranë, ndërsa është kapur tek “Oxhaku”.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)