TIRANE-Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje të automjeteve dhe motorëve në disa qytete të vendit. Operacioni i koduar “Bashkëpunimi” është kryer nga sektori i hetimit dhe parandalimit të krimit në policinë e Tiranës në koordinim me të gjitha komisariatet e Policisë në Tiranë, Kavajë, Durrës, Mat dhe Dibër.

Aksioni ka mundësuar arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gentjan Ahmetsulaj, 33 vjec, Klajdi Kurti, 24 vjec, ndërsa ndiqet penalisht një 25 vjecare me inicialet M.M si dhe është shpallur në kërkim 23 vjecari Fatjon Veizi. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas kanë realizuar vjedhjen e 50 automjeteve e motorrëve. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se ky grup kriminal, pasi realizonte vjedhjet e makinave lukzoze të tipit Benz i shisnin, ndërsa për automjetet e përdorura bënin cmontimin e tyre në pjesë këmbimi.

Në cilësinë e proves materiale u gjeten dhe u sekuestruan 6 automjete dhe motorra, celësa ekzagon si dhe shuma e parave prej 70 mije lekësh të përfituara nga kjo veprimtari.

Automjet tip Mercedez – Benz 250,me ngjyre te zeze,pa targa
Automjet tip Mercedez – Benz 300,me ngjyre krem,pa targa
Automjet tip Mercedez – Benz 300,me ngjyre te verdhe,pa targa
Automjet tip Mercedez – Benz 190,me ngjyre te bardhe,me targa TR 6508 F
Motorr tip Scuter,me ngjyre kafe.
Motorr tip Scuter,me ngjyre te zeze.
Celeza ekzakon,te pershtatur per thyerje brave mjetesh.
11.70.000 leke reja