TIRANË - Vetëm pak ditë pas ndodhjes së incidentit në Kamëz,ku ishte i përfshirë vëllai i kandidatit për deputet të PS, Rakip Suli, Seit Suli, policia nisi procedimin penal jo vetëm ndaj tij, por dhe ndaj djalit të ish- drejtorit të policisë,Shemsi Prençi.
Kjo ndjekje penale është konsideruar nga ai si një hakmarrje politike. Në një prononcim për Shqiptarja.com, Premçi thotë se “ndjekja penale që po i bëjnë strukturat e Sali Berishës djalit, Jetmir Prençi, është për hakmarrje ndaj meje.
Unë kam dy djem dhe njëri nga ato është aktivist për të bërë fushatën për kushëririn tim Rakip Suli, i cili kandidon për PS. Qeveria e Sali Berishës kërkon të hakmerret ndaj meje për shkak të denoncimeve që i kam bërë unë për çështjen e kromit para një viti. Djemtë e mi po e vuajnë këtë gjë dhe janë të përgatitur për ta përballuar këtë luftë. Sali Berisha u tregua mosmirënjohës. Ato akuzuan vetëm djalin tim për shkak se unë nuk i shërbej më Sali Berishës. Unë i kam shërbyer 22 vite pushtetit të Sali Berishës, por sot jam në luftë për ta rrëzuar pushtetin e tij”, tha ai.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com