TIRANE-Pronari i tavernës “San Marco”, Nikolin Doda është vrarë në pritë, ku është qëlluar me pesë plumba kallashnikovi teksa ishte duke dalë nga taverna së bashku edhe me tre persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur. Policia dhe prokuroria e Tiranës po hetojnë në dy drejtime, pasi mendohet se vrasja e Nikolin Dodës është kryer për motive hakmarjeje dhe pista e dytë lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm për femrat që Nikolin Doda mbante në tavernën e tij. Nikolin Doda, në vitin 1997 ka tentuar të vrasë me armë zjari një shtetas, ndërkohë që në 2006 është dënuar me 600 mijë lekë të vjetra për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake”
Ndërkaq i plagosuri Uran Doda, punonjës i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministri ka marë disa plumba në bark dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjëndje kritike për jetën. Mjekët japin shpresa për përmirësimin e shëndetit, ndërkohë që përgjatë ditës së djeshme Uran Doda i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale. E vështirë për mjekët ka qënë ndërhyrja në pjesën e shtyllës korrizore, pasi shumë afër saj ka mbetur njëri nga plumbat. Aktualisht 42 vjeçari Uran Doda, vashdon të mbahet nën trajtimin mjekësor të bluzave të bardha të Spitalit Ushtarak. Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë Agron Doçi dhe Ilmi Meta kanë marë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NGJARJA PAS MESNATE
Ka qënë pikërisht ora 01:15 e natës, kur në zonën e Brakës, përballë prokurorisë së Tiranës janë dëgjuar breshëri kallashnikovi. Pikërisht në këtë orë, pronari i tavernës “San Marco” i shoqëruar dhe nga tre të plagosurit, punonjësi i SHKB Uran Doda, dhe shtetasit Agron Doçi e Ilmi Meta kanë dalë nga ambjentet e brendshme të tavernës, dhe po qëndronin në trotuar. Në këtë moment pranë tyre është afruar një automjet tip “Golf 4”, ku prej andej për rreth 10 sekonda është qëlluar me armë zjari tip kallashnikov. Si pasojë e kësaj goditje ka mbetur i vdekur 42 vjeçari Nikolin Doda dhe janë plagosur 3 personat që e shoqëronin.
POLICI I PROKURORISE
Punonjësi i sigurisë pranë prokurorisë së Tiranës ka parë me detaje skenën e krimit. Në fakt ai ka qënë dhe personi që ka njoftuar shoqërinë e sigurisë “Octapos”, salla operative e së cilës më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Polici privat, ka qënë shumë afër vendit të ngjarjes, por pasi ka dëgjuar të shtënat është shtrirë barkas dhe më pas ka shkuar në vendrojen e tij, duke njoftuar me radio rreth ngjarjes. Ai është marë në pyetje nga policia për gjatë disa orëve dhe më pas është lënë i lirë. Ndërkohë janë pyetur dhe 6 femra që kanë qënë në tavernë. Lidhur me këtë ngjarje hetimet vijojnë, por deri dje policia ska mundur të arrestojë asnjë person si të dyshuar.
(Ne foto shenjat e plumbave që hynë në bilardon ngjitur me tavernën ku ndodhi vrasja)
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com