TIRANË - Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të Tiranës u mblodhën sot në një protestë kundër ushqimeve të skaduara. Protesta e zhvilluar në sheshin ‘Skënderbej’ , ka shërbyer si një mundësi që qytetarët të denoncojnë çdo rast falsifikimi të ushqimeve në Shqipëri.
“Ky është krimi më i pandëshkuar, pasi ne e kemi të cenuar sigurinë tonë ushqimore. Ndaj kërkojmë që të kontrollohen ushqimet dhe të kontrollohet a ka profesionalizëm në institucionet e kontrollit ushqimor, a ka nepotizëm. Në jemi këtu sot, sepse duam përgjigje. Në vit, janë 7 mijë raste me kancer ndaj na u përgjigjni. Ju kemi votuar që të na përgjigjeni dhe jo të shëtisni nëpër televizione”, u shpreh Erion Kristo, përfaqësues i shoqërisë civile.
Ndërkohë protestat lidhur me sigurinë e ushqimeve do të vazhdojnë deri në datën 19 shkurt.

Redaksia Online
(m.p/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com