Tiranë, punonjësi mashtron për
grabitje, i humbi vetë paratë

TIRANE - Një 30 vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi ka kryer një kallëzim të rremë duke deklaruar së në biznesin ku ai punonte si administrator është kryer një vjedhje.

Elton Llala ka depozituar një kallëzim penal mbrëmë rreth orës 03:45 në polici, teksa ka thënë se në bar-lojëra fati Admiral në rrugën “Bardhok Biba” (ku ai punonte si administratori i kësaj pike) është bërë një vjedhje nga dy persona të maskuar

Ndërkaq, nga hetimet e kryera, rezultoi se shuma e parave të vjedhura, në fakt ishte humbur nga vetë administratori i biznesit duke luajtur në këto lojëra fati.

Ndaj 30 vjeçarit, Elton Llala, u mor masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të kallëzimit të rremë në organet e policisë.

Nga ana tjetër, policia paralajmëroi pronarët e bizneseve që “të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e stafit dhe marrjen e masave të sigurisë së brendshme, pasi janë evidentuar disa raste të tilla kallëzimesh të rremë për grabitje në këto biznese, ndërkohë që vjedhja është kryer nga vetë personeli”.

(G.m/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë