Kreu i Partisë Demokratike për njësinë numër 4 në Tiranë është konfliktuar em, një anëtar. Pas ngjarjes, anëtari Genard Kastrati i është drejtuar Komisariatit Nr.4. kryeqytet, pasi akuzon kryetarin Ervin Goxhaj për rrahje e kanosje.
 
Sipas tij, sherri ka ndodhur gjatë mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të grupit të sesionit të PD për njësinë 4.
 
Në mbledhjen e drejtuar nga Pal Metaj e Eduart Gjermeni, anëtari Kastrati kërkoi tërheqjen e kandidatit për nënkryetar.
 
Por pas kërkesës Kastrati u sulmua nga kryetari Goxhaj, dhe si pasojë janë konflikuar.