TIRANË-Goditet një grup i përbërë nga 4 persona, të cilët  shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollës. 4 shtetasit janë arrestuar në flagrancë. Ata mbanin me vete 20 doza Cannabis Sativa.

Shtetasit e arrestuar janë:
21 vjeçari, Kristjan Karaxhuku i shpallur gjithashtu në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik''.
44-vjeçari Petrit Ndoci, banues në Tiranë dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik''.
20-vjeçari Sulltan Rrapi, banues në Tiranë dhe 19-vjeçari Ervis Shehu, banues në Tiranë.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasit e mësipërm kanë bashëkpunuar me njëri- tjetrin, në kryerjen e aktivitetit të kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 4 të arrestuarve, ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t'u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndoci, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.

droga per brenda lajmit
Sasia e sekuestruar e drogës

 

d.gj/ Shqiptarja.com