Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, duke finalizuar kështu operacionin "MIKS".  Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 70 gr kanabis e presuar në formë çokollate, 101 gr kokainë dhe 0.4 gr heroinë.

Sipas policisë të arrestuarit janë 22-vjeçari Enea Hoxha, 31-vjeçari Eriseld Islami (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë), 47-vjeçari Ilir Shehaj, 26-vjeçari Blandi Dorzi dhe 39-vjeçari Arben Hyka (i dënuar më parë për vjedhje).

droga tirane

Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal nëzona të ndryshme në Tiranë, duke tregtuar tek klientë të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate.

22-vjeçari Enea Hoxha, ushtronte aktivitetin e tij kriminal të shitjes së kokainës në zonën e Brrylit;  Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj merreshin me shitje kanabisi; Arben Hyka dhe Blandi Dorzi u kapën me 2 doza heroinë.

droga

Redaksia online
u.s/shqiptarja.com)