TIRANE- Qëllohet nga një makinë në ecje e sipër në drejtim të një lokali në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Si pasojë e plumbave është thyer një xham i lokalit.
Objekti i sulmit sipas policisë është administratori i lokalit Eduart Haka, por ky i fundit mësohet se nuk ka pranuar të ketë patur konflikte që mund ta bënin të dyshonte te persona konkretë për ngjarjen.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, të cilët kanë marrë në pyetje personat që ndodheshin në lokal për të dhënat e mjetit apo nëse kanë dijeni për autorët e ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com