Tiranë: Tregu i banesave
në rënie, referencat rriten
Tregu i banesave është në rënie, por qeveria nuk tërhiqet nga referencat për metër katror, që janë caktuar në rritje nga e kaluara. Në rast shitjeje, 10-përqindëshi i tatimfitimit llogaritet më i lartë nga ç'ishte më parë.
TIRANE - Me përjashtim të zonës së kthesës së Kamzës në Tiranë, në të 31 zonat e tjera të kryeqytetit çmimet, që ka përcaktuar qeveria si referencë për vitin në vazhdim janë më të larta se një vit më parë. Ndërkohë, sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë, realisht në treg çmimet e banesave janë më të ulta. Çmimet e banesave në Tiranë ranë në tremujorin e parë të vitit 2012 me 0.8% krahasuar me një vit më parë, sipas Bankës së Shqipërisë, që thekson, nga ana tjetër, se indeksi i çmimeve të banesave ra për herë të dytë radhazi si tremujor, diktuar nga kërkesa e dobët. Bizneset e ndërtimit kanë vlerësuar, në fakt, kërkesë të ulët në ndërtim, gjatë tre viteve të fundit. Për rënie të kërkesës për blerje banese dëshmon edhe informacioni nga vrojtimi i aktivitetit kreditues pranë bankave. Kërkesa e individëve për të marrë një kredi për blerje banese ka ardhur në rënie, duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2011.
Nga ana tjetër, grumbullimi i inventarëve në sektorin e ndërtimit, bazuar në informacionin e marrë nga vrojtimi i besimit në këtë sektor, sugjeron për një gatishmëri të ulët për ulje të mëtejshme të çmimeve të banesave. Edhe për tremujorin e parë të këtij viti, rënia e çmimeve të shitjes u kompensua me një rritje të lehtë të çmimit të qirave. Pamundësia për të blerë banesa ka sjellë rritje të kërkesës në tregun paralel të qirave.
Referencat Megjithatë, qeveria nuk ka lëvizur asnjë presje nga vendimi i saj lidhur me çmimet e referencës së banesave, për efekt tatimi, që i përcaktoi ato në rritje nga sa ishin më parë. E ndarë në 32 zona, Tirana ofron një gamë të gjerë çmimesh. Zona më e lirë është ajo që kap Alliasin, rrugën "Njazi Meka", bregun e lumit, Alliasin e Ri, rrugët "Myslym Keta" e "5 Maji". Këtu një metër katror apartament kushton 61.500 lekë të reja. Zonat e tjera periferike ofrojnë kryesisht çmime mesatare, përveç njësisë bashkiake numër 5, e cila nis tek ish-Blloku, ku çmimi i një metri katror caktohet në masën 190 mijë lekë të reja, e përfundon pranë kodrës në Selitë, ku çmimi është 95 mijë lekë të reja për metër katror.
I njëjti çmim me zonën e ish-Bllokut (190 mijë lekë për metër katror) u njihet edhe pallateve pranë Piramidës dhe stadiumit "Qemal Stafa". Një zonë e preferuar është ajo e njësisë bashkiake numër 10 ku pranë PTT-së, Telekomi-t dhe Lidhjes së Shkrimtarëve, ku një metër katror caktohet 145 mijë lekë. Në zonën mes rrugës "Myslym Shyri", Drejtorisë së Policisë dhe Kishës Katolike një metër katror apartament llogaritet me çmim shitjeje mesatarisht 142.800 lekë të reja. Më pas renditet zona e njohur si Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla "Avni Rustemi", ku një metër katror apartament kushton 137 mijë lekë, etj.
RritjaNdryshimin më të madh në rritje e ka pësuar, nga vendimi i mëparshëm i qeverisë lidhur me çmimet referencë për metër katror banesë në kryeqytet, zona e ish-Bllokut dhe ajo afër Liceut Artistik, të përcaktuara me 20.000 lekë të reja më shumë. Ndërkohë, me 15.000 lekë më shumë për metër katror do të llogariten banesat tek Garda, stadiumi Dinamo, rruga "Vasil Shanto", apo pallatet Agimi. Në zonën e maternitetit të ri, bulevardi "Bajram Curri", çmimi referencë është llogaritur me rritje 8 mijë lekë të reja për metër katror, ndërkohë që me 14 mijë lekë më shumë llogaritet, sipas qeverisë, një metër katror banesë në sheshin "Avni Rustemi" (Pazari i Ri), zona midis Unazës dhe rrugës së Elbasanit, etj.
UljaNë kundërshtim me të gjithë këto rritje, e vetmja ulje është bërë në një nga zonat periferike të Tiranës, ku vështirë se po konstatohet rënie çmimi në treg. Fjala është për zonën te kthesa e Kamzës, pranë Laprakës, ku qeveria njeh çmim referencë 1.500 lekë të reja më pak për metër katror. Sipas specialistëve, kjo duhet të ketë lidhje me vendimet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës për të shpronësuar objekte për të ndërtuar terminalin e ri hekurudhor, të autobusëve, etj.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35