TIRANE - Një automjet është përplasur mëngjesin e sotëm me një tren pranë kryqëzimit në rrugën Jordan Misja në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.
Shkak ka qënë pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili nuk e ka vënë re trenin që po afrohej. Tashmë ai ndodhet në spital me plagë të lehta, ka mësuar Shqiptarja.com nga burime policore.
Të njëjtat burime sqaruan se kryqëzimi në fjalë është i pambrojtur me trarë pasi rruga e automjeteve është hapur jo zyrtarisht nga banorët e zonës përreth. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com