Tiranë, vetëm 169 ankesa
për ndërtime pa leje

Tiranë, vetëm 169 ankesa<br />për ndërtime pa leje
TIRANE- Zgjedhjet e përgjithshme kanë bërë që ndërtimet pa leje të lulëzojnë në çdo qytet. Pavarësisht se ndërtimet pa leje bëhen çdo ditë, denoncimet e qytetarëve për këto ndërtime janë të pakta. Të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, kanë pasur vetëm 169 ankesa nga qytetarë për ndërtimet pa leje, gjatë periudhës qershor deri në dhjetëditëshin e parë të korrikut.

Ankesat e pakta nëpër njësitë bashkiake vijnë edhe si rezultati i mospasjes së shumë kompetencave nga ana e njësive për të ndërhyrë
në prishjen e ndërtimeve pa leje.

Punonjësit e zyrave të urbanistikës nëpër njësitë bashkiake shprehen se ankesat nga ana e qytetarëve për ndërtimet pa leje janë të pakta.

Ata thonë se kjo vjen si rezultat i mospasjes së shumë kompetencave nga ana e njësisë për të ndërhyrë në prishjen e tyre. “Kur qytetarët
kanë ankesa për ndërtimet pa leje ata shkojnë direkt te Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë, pasi edhe nësë vijnë te ne,ne nuk jua zgjidhim
dot problemin. Ajo që bëjmë ne është përcjellja e ankesës në Bashkinë e Tiranës. Ankesat që vijnë këtëu janë të pakta” shprehen punonjësit e urbanistikës në njësitë bashkiake.

Ata shprehen se edhe puna e institucioneve që kanë kompetenca për të ndërhyrë në prishjen e ndërtimeve pa leje nuk është shumë e mirë. “Puna e Inspektoriatit Ndërtimor nuk është shumë e mirë, kjo ndoshta është edhe arsyeja që ka pak ankesa për ndërtimet pa leje. Në terren ata bëjnë diferencim në prishjen e tyre dhe i ndajnë disa të nënës dhe disa të njerkës.

Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet pse ndërtimet pa leje kanë marrë këtë vrull këtë periudhë, përveç faktit që ka qenë periudhë zgjedhore” thonë punonjësit e zyrave të urbanistikës. Madje në disa njësi nuk ka pasur asnjë ankesë nga banorët. Në njësinë bashkiake nr.1, që është një njësi që ka në administrim disa lagje të reja të Tiranës dhe të cilat dallohen për ndëtime të shumta, nuk ka pasur asnjë ankesë.

Po e njëjta gjë ka qenë edhe në njësinë bashkiake nr.10 dhe atë nr.11. Njësia bashkiake nr.11 ka në administrim zonën e Laprakës në kryeqytet. Ndërsa njësia bashkiake që ka pasur më shumë ankesa për ndërtimet pa leje ka qenë njësia nr.5, aty janë ankuar 100 banorë për këto ndërtime.

Edhe në njësinë bashkiake nr.6 në zonë e Kombinatit, ka pasur 30 ankesa nga qytetarët për ndërtimet pa leje. Ndërsa në njësitë e tjera ato janë të pakta. Në njësinë nr.2, që përfshin zonën e “Qytetit Studenti”, “Depon e Ujit” dhe “Sauku”, aty ku ndërtimet pa leje ngrihen brenda
natës, ka pasur vetëm 10 ankesa nga banorët për periudhën qershor deri në dhjetëditëshin e parë të korrikut. E njëjta gjë është edhe
me njësinë bashkiake nr.4 ku banorët kanë denoncuar vetëm 10 ndërtime pa leje në zyrën e urbanistikës së njësisë së tyre. Në muajin
qershor dhe ditët e para të korrikut një bum ndërtimesh pa lejë ka përfshirë të gjithë territorin e qytetit të Tiranës.

Kate shtesë nëpër çfaredolloj pallati, shtesa anësore në pallate, rrethime të kateve të para, lokale me karrige në trotuar deri edhe rruge, zënie hapësirash publike para pallateve ,lulishte, kënde të vegjël lojërash, deri edhe zënie rruge me ndërtime pa leje, përfshin këtë periudhë zgjedhjesh kryeqytetin.

 ANKESAT NGA QYTETARET
Njësia nr.1, 0 ankesa

Njësia nr.2, 10 ankesa

Njësia nr.3, nuk mundem të merrnim informacion

Njësia nr.4, 10 ankesa

Njësia nr.5, 100 ankesa

Njësia nr.6, 30 ankesa

Njësia nr.7, 6 ankesa

Njësia nr.8, 5 ankesa

Njësia nr.9, 8 ankesa

Njësia nr.10, 0 ankesa

Njësia nr.11, 0 ankesa

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet