TIRANË - Katër elektriçistë që punonin pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit janë vënë në prangat e policisë të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Elektriçistët Roland Brahja 39 vjeç, banues në Sauk, Gjin Tali 42 vjeç, banues në Bathore, Lulëzim Dosti 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Azgan Dushi 42 vjeç, banues në Babrru, dyshohet se janë autorë të dyshuar për këputjen dhe më pas vjedhjen e një sasie të konsiderueshme teli alumin elektrik 110 kv, vjedhje e ndodhur në Fushë të Zaltës, në Komunën Kashar.

Sipas policisë, hetimi disa mujor për identifikimin e vjedhësve, nisi pas një kallëzimi të bërë nga punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Elektriçistët pasi kryenin vjedhjen në bashkëpunim përmes tyre, i shisnin ato për skrap.

Policia ka sekuestruar një sasi teli alumini prej 250 kg dhe një automjet tip minibuz në pronësi të KESH.

(aq/shqiptarja.com)