Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një automjet tip Peugeot 206. Bëhet fjalë për E.Avdia 35 vjeç, dhe A.Shalari 37-vjeç me vendbanim në Tiranë , të cilët i kryeni vjedhjet nëpërmjet kaçavidhave dhe disa çelësa automjetesh. Ata u arrestuan në rrugën "3 Deshmorët", në kryeqytet mesditën e djeshme. Të dy të arrestuarit janë persona të njohur për policinë e shtetit pasi edhe më parë janë dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Mbi ata qëndron akuza “Vjedhje ne bashkëpunim”.