Ditën e sotme dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi është dokumentuar se kanë vjedhur tetë sahate uji në një pallat në rrugën “Llambi Bonata”, në Tiranë në datën 31 gusht 2017.
Policia ka bërë arrestimin e Dorian Mersinit, 29 vjeç dhe Klejdon Shijaku, 28 vjeç, ky i fundit i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza për vjedhje në bashkëpunim dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Tiranë.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "SAHATI".
Arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 matësa uji.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor " SAHATI", kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve :
- Dorian Mersini, 29 vjeç, banues në Tiranë.
- Klejdon Shijaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes së ndodhur më datë 31.08.2017, ku këta shtetas në rrugën "Llambi Bonata", në një pallat kanë vjedhur 8 matësa të ujit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 matësa uji.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 134/ 2 dhe 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com