TIRANË – I ka shkulur varësen nga qafa një shtetasje, por është arrestuar në flagrancë nga policia. Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë bën të ditur nëpërmjet një komunikate se ka arrestuar dje në flagrancë, Arsenaldo Lorenc Hiskun, 18 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Mamurras. Arrestimi i tij u krye, sepse dje rreth orës 11.00 tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në semafor i ka vjedhur varësen shtetases, S. G. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i K.Penal.
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(ma/shqiptarja.com)










