TIRANE - Genci Çarçani i cili më 13 korrik vrau me thikë në mes të rrugës ish bashkëshorten e tij do të qëndrojë në burg gjatë fazës së hetimeve. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës.
Ngjarja ndodhi paraditen e 13 korrikut në rrugën “Tefta Tashko” fare pranë qendrës së Tiranës.
Pas arrestimit policia i kaloi Prokurorisë materialet për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike” parshikuar perkatesisht nga neni 79/c dhe 279/2 te Kodit Penal
Ai e goditi ish-bashkëshorten e tij tre herë drejt e në zemër dhe u largua i qetë nga vendi i ngjarjes sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Sipas policisë krimi ndodhi për motive xhelozie, por Genci Çarçani i arrestuar për vrasjen e ish- bashkëshortes e ka lidhur ngjarjen me gjendjen shëndetësore të ish-gruas dhe pamundësinë e saj për të edukuar dy vajzat e tyre.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com