Tirana barazon me Kamzën, një ish-bardheblu ndëshkoi ekipin e Memës

Tirana barazon me Kamzën, një ish-bardheblu ndëshkoi ekipin e Memës

Ekipi i Tiranës

Ndeshja e parë e javës së 10-t të Superligës mes Kamzës dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-1. Një sfidë e cila tregoi dy skuadra me fytyra të ndryshme. Në pjesën e parë ishin vendasit ata të cilët dominuan, duke I shkuar në disa raste pranë golit, por ishte Ilion Lika ai që u përgjigj më së miri duke mbajtur të paprekur portën e Tiranës. 

Në fraksionin e dytë të lojës bardheblutë e Memës ndryshuan faqe, me Grecën I cili ishte një rrezik konstant për skuadrën e Duros. Në minutën e 64-t pas disa këmbënguljve ishte afrikani Sentamu ai që zhbllokoi, duke kaluar bardheblutë në avantazh. 

Gjithsesi ky rezultat nuk do të zgjaste më shumë se 5 minuta pasi ish-futbollisti I Tiranës, Fukui, barazoi shifrat dhe njëkohësisht vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.  Pas 10 ndeshjesh në kampionat Tirana renditet në vendin e 7-t me 9-t pikë, 1 më shumë se Kamza e vendit të 8-t.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit