Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve (FOTO)

Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve (FOTO)

Një punonjës i ndërmarrjes së gjelbërimit duke larguar inertet nga trotuari

Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

Të palodhur e të përkushtuar, punonjësit e ndërmarrjes Nr. 1 të Bashkisë po vijojnë punën duke u kujdesur çdo ditë për imazhin e Tiranës përmes pastrimit dhe mirëmbajtjes. Goma, gurë apo tuba të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve të përditshme që hiqen nga punonjësit e Bashkisë.

Përmes këtij aksioni të gjerë pastrimi nga mbetjet, Bashkia e Tiranës i paraprin edhe stinës së vjeshtës që sjell dhe sezonin e shirave duke parandaluar në këtë mënyrë edhe bllokimin e pusetave dhe përmbytjen e rrugëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5