Tirana dhe Kukësi hapa fals, pas
pagave Flamurtari rikthehet te fitorja

Tirana dhe Kukësi hapa fals, pas<br />pagave Flamurtari rikthehet te fitorja
Tirana nuk e provon shijen e fitores në stadiumin e ri të rikonstruktuar edhe pas ndeshjes së tretë, pasi ka barazuar me Vllazninë pa gola duke zhgënjyer sërish shumë para tifozëve të saj që ishin të pranishëm.
 
Barazimi i lë bardheblutë një pikë pas Teutës dhe 2 pas Kukësit, që mban vendin e tretë.
 
Verilindorët po ashtu, sikur edhe 24 herë kampionët e Shqipërisë u ndalën në barazim, por me gola 1-1 në Pukë, duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme në një fushë që konsiderohet e lehtë.
 
Surprizë ishte fitorja e Flamurtarit në Ballsh, duket se efekti i dhënies së 3 pagave nga klubi kuqezi ka sjellë reagimin e duhur duke u ngjitur nga vendi i fundit.
 
Sfida ndaj Bylisit përfundoi 2-3 për vlonjatet.
 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë