Tirana dhe bashkia e Tarantos në Itali së shpejti do të kenë një marrëveshje binjakëzimi. Një marrëveshja paraprake mirëkuptimi që synon nënshkrimin e afërt të paktit të binjakëzimit që do të lidhë dy qytetet është nënshkruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Tarantos, Rinaldo Melucci, gjatë një vizitë që Veliaj po zhvillon në Taranto.
“Është nder të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me të do të flasim për të ardhmen, lidhjen e madhe me Shqipërinë, mundësitë për bizneset dhe të rinjtë tanë. Erion Veliaj tashmë është mik i Tarantos, kemi shumë rrugë bashkë”. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tarantos.
“Qytetet – nënvizoi Veliaj – janë në gjendje të ndërtojnë ura kur qeveritë janë më të largëta. Ndihem pulian, jam krenar për këtë lidhje, në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Në 30 vjet kemi bërë hapa të mëdhenj, ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe tani jemi një komb në zhvillim”.
Sipas tij marrëveshja e nënshkruar dhe binjakëzimi që do të nënshkruhet shumë shpejt, na tregojnë se njerëzimi është lidhja më e rëndësishme nga të gjitha”.
Pas nënshkrimit, kryebashkiaku Melucci shoqëroi kolegun e tij Veliaj në një xhiro të vogël në bukuritë e zonës, duke vizituar Kalanë e Aragones, bazilikën e katedrales së San Kataldos dhe Muzeun Arkeologjik të Tarantos.
“Tirana është një qytet në lulëzim të plotë falë edhe angazhimit të mikut tim Erion dhe ekipit të tij të administratorëve. Tirana në një farë mënyre interpreton dëshirën për shpengim dhe rinisje që kemi edhe këtu në Taranto, ndjesi që ndjeu vetë kryebashkiaku Veliaj kur mbërriti në qytet dhe e gjeti, me fjalët e tij, të pastër, me diell dhe plot turistë”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Tarantos, Rinaldo Melucci.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47