Ndeshja kryesore e javës në kampionatin shqiptar të futbollit Tirana-Teuta ka përfunduar me rezultatin 1-1.Teuta kaloi e para në avantazh në minutën e 62’ me elbasanasin Renato Hyshmeri. Por Tirana nuk dorëzohet dhe gjen golin e barazimit me Alilaliaj.

Flamurtari ka shpartalluar ekipin e Tomorit duke fituar 5-2 me golat e Zeqirit 7’, Memellit 30’, 62’, Muzakës 37’, 73. Ndërsa për ekipin e Tomorit shënuan Mitraj 60’ dhe Muzhai 90’

Në ndeshjet e tjera Luftëtari rikthehet tek fitorja përballë Vllaznisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 me golat e Fornsekës në minutën e 17’ dhe Boçit në minuëtn e 66’, ndërsa për shkodranët shënoi Gjini golin e vetëm.

Kastrioti ka fituar përballë ekipit të Lacit me rezultatin 2-1, po ashtu edhe Kukësi ka fituar me Apoloninë.




Dylber Balla