Laçi dhe Tirana luajnë nesër në 16:00 për raundin e 34 në Superligën e futbollit. Pas humbjes 1-2 në derbin me Partizanin, Tirana shkon në transfertë me dy mungesa, ato të Lushkjas dhe Jonuzit për shkak kartonash, si edhe me Latifin ende jo në formë.
Për mediet para ndeshjes foli Erbim Fagu. Trajneri i Tiranës tha se në derbi lanë pikë, teksa janë të fokusuar në tre takimet e mbetura për të kapur "Final 4".
"Situata me mungesat - Gjendja e ekipit është e mirë, kemi një dëmtim të Latifit, kemi dy mungesa për shkak kartonësh, Jonuzi dhe Lushkja. Pjesa tjetër është e gatshme për sfidën.
Humbja në derbi dhe gjendja psikologjike - Ajo ndeshje tashmë është e kaluar, sigurisht na erdhi keq për pikët e lënë, por kemi edhe 3 ndeshje të tjera po aq të rëndësishme sa derbi. Do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe për të arritur objektivin. Ne nuk po bëjmë llogaritë çfarë ka kaluar, do mendojmë për nesër, shpresoj të marrim tri pikët dhe të arrijmë objektivin. Ne do bëjmë punën tonë, se çfarë bëjnë kundërshtarët kjo do shihet në fund, e rëndësishme është që skuadra të bëjë maksimumin.
Laçi - Ne shikojmë përpara, është shumë e rëndësishme ndeshja në Laç për të menduar për Vllazninë dhe Egnatian. Në çdo javë që do të luajmë çdo skuadër ka objektivin e saj, nuk ka kundërshtar të lehtë. Çdo lojtar luan për veten e tij dhe për skuadrën”, tha Fagu për mediet.
Tirana me 46 pikë mban vendin e gjashtë, një pikë pas vendit të katërt që të çon në ndeshjet shtesë dhe garën për titullin kampion. Laçi me 39 pikë ndodhet në pozitën e tetë që të çon në play-out dhe djemtë e Armando Cungut më shumë se kurrë kanë nevojë për pikë.
S.DH//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
78%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4036
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
WizzAir vijon me skandalin, anulon 2 fluturime, shtyn 7 të tjera! Pasagjeri denoncon në Shqiptarja.com: Prej drekës në aeroportin e Napolit
25 Qershor, 19:58
-
Mjeku “kasap” i QSUT! Pacienti keq pas operimit në privat: 'Vari lesht!' Zv.drejtoresha fshehu matjet për rrezet në spital
25 Qershor, 17:27
-
‘Pazar’ me të sëmurët me tumor në QSUT! Zero shërbim falas në shtet, operime mijëra euro në privat!
25 Qershor, 17:15
-
Skandali te Onkologjiku, shkarkohen mjekët dhe ish-zv.drejtoresha e QSUT! Ministrja: Neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha
25 Qershor, 16:47
-
Rikualifikimi i bllokut të banimit te 'Mine Peza', Veliaj: Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja
25 Qershor, 12:24
-
Skandali tek Onkologjiku, zhvasin pacientët me tumor! I mohonin shërbimin, i orientonin tek klinika private e doktorit! 7 në hetim, mes tyre ish zv/drejtoresha e QSUT, 2 mjekë e personeli
25 Qershor, 09:35
-
‘Një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz’, Rama tregon transformimin e 9-vjeçares ‘Fatos Lami’
25 Qershor, 08:50
-
Euro 2024/ Sonte ndeshja Shqipëri-Spanjë, Veliaj fton qytetarët në ‘Fan Zone’: Na pret një tjetër natë e paharruar
24 Qershor, 12:25
-
Tiranë/ 50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin, detaje si ra në kurth oficeri i krimeve i komisariatit nr 4
24 Qershor, 11:25
-
Dosja '5D'/ Kërkuan zbutjen e masës së sigurisë, tre ish drejtorët e bashkisë Tiranë do vijojnë qëndrimin në qeli! GJKKO rrëzon kërkesën
24 Qershor, 11:02
-
Matura 2024/ Sot provimi i fundit i lëndës me zgjedhje, tezat publikohen në rrjete sociale 15 minuta pas testit
24 Qershor, 10:30
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)
24 Qershor, 09:27