Tirana feston shekullin si kryeqytet, Veliaj zbulon yjet e muzikës për festimet e 11 shkurtit (VIDEO)

Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës njofton se do të organizojë aktivitete të shumta. Bashkia shton më tej se ka vendosur që të mbledhë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës.

Kryebashkiaku Veliaj shkruan se “Tirana100 feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve.Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare.

Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” & emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme. Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha, Valbona Mema”, shkruan Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri