Tirana Film Festival, të hënën nis edicioni i 12-të

Manifestimi i dedikuar kinemasë  Tirana Film Festival, të  hënën pasdite  më në fund do të çelë edicionin e 12-të, ngjarja më e rëndësishme kushtuar kinematografisë shqiptare e më gjerë, një mundësi e shkëlqyer sidomos për të rinjtë. Një miks personazhesh të famshëm, por edhe të dashuruarit me filmin, muzikantë, artistë, do të mblidhen së bashku për një javë duke shijuar magjinë e kinemasë.

Në një konferencë për media organizatorët e Festivalit, zbuluan disa nga të rejat e këtij edicioni.
Gjatë konferencës për shtyp
Një sy edhe në historinë e kinemasë me homazhin kushtuar regjizores Xhanfize Kekos.

Ngjarja e parë e madhe e festivalit do të jetë projeksioni i filmit  "Tomka dhe shokët e tij", pas restaurimit në Amerikë realizuar nga Projekti i Kinemasë shqiptare. Protagonistët (fëmijët e dikurshëm), do të jenë prezent gjatë shfaqjes së filmit.
Projekti i Kinemasë Shqiptare është një iniciativë për të sensibilizuar publikun dhe për ti asistuar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ambasadës Amerikane në Tiranë, Qendra Kombëtare për Kinematografinë Shqiptare, Shoqata e Arkivistëve filmografike dhe personave të përshfirë në komunitetin e filmave ndërkombëtarë, Projekti i Kinemasë Shqiptare është i përkushtuar ndaj ruajtjes, restaurimin dhe promovimin të  kinematografisë Shqiptare.
Tirana Film festival ka kryesisht prurje indipendente. I vetmi kriter për organizatorët është vlera artistike e filmave.

 
Por TIFF do të jetë edhe tryezë debati
Si të zhvillosh një skenar të filmit të shkurtër dokumentar dhe artistik? Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Tirana International Film Fest vendosi të organizojë një Workshop vetëm për kineastët e rinj.
Eksperti i një prej organizatave më të rëndësishme në Europë për trajtimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve "EAVE" zoti Katriel Shory do të jetë lideri i ëorkshopit, i njohur për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh, serialesh televizive dramatike dhe bashkëprodhimesh, të cilat kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare.

Katriel Shory, gjatë 3 ditëve të workshop-it (2, 3 4 nëntor) do t'u bëjë një analizë të detajuar 12 skenarëve të përzgjedhur dhe do të konsultojë autorët e rinj për fazat në vazhdim të projektit. Një mundësi për të mos u humbur .
New
Këtë vit bileta e hyrjes do të jetë 100 lek për programet e paradites (11-17:00) dhe special program  dhe 200 lek për programet e mbrëmjes (19:00 - 23:00) dhe special screenings.
Për ata që paguajnë 500 lek parapagim do të pajisen me një badge FESTIVAL për të ndjekur të gjitha shfaqjet e javës.
Kolegët e kinemasë, studentët e filmit dhe arteve dhe media do të pajisen me badge për t'i ndjekur të gjitha shfaqjet e javës gratis.
Në konkurim zyrtar janë  këto kategori:
Filmi me metrazh të gjatë, (8),
Filmi me metrazh të shkurtër (29)
Eksperimentali 11
Dokumentari (6)_
Filmi i animuar (10)
Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër (19)
SPECIAL SCREENING
Tomka and his friends - Xhanfize Keko
9 x 10 Novanta - Istituto Luce
Quando C'era Berlinguer - Walter Veltroni
The hero- Luan Kryeziu
In grazia di Dio- Edoardo Ëinspeare
Programet ditore të TIFF janë kuruar me kujdes. Kjo do të thotë që në ditë publiku do të ketë mundësi të ndjekë të gjitha kategoritë që janë në konkurim, fiction, dokumentarin, animacionin, eksperimentalin dhe video muzikë.

Çmimet do të prezantohen në kategoritë si më poshtë:
Filmi më i mirë me metrazh të gjatë
Regjizori më i mirë
Skenaristi  më i mirë
Montazhi më i mirë "Luc Barnier"
Filmi më i mirë
Aktorja/aktori më i mirë
Filmi më i mirë  ballkanik
Filmi më i mirë i shkurtër
Filmi më i mirë i animuar
Dokumentari më i mirë
Eksperimentali më i mirë
Shorti më i mirë (për herë të parë) "Ron Holloway"
Shorti më i mirë shqiptar
Studenti më i mirë (filmi)
Çmimi i medias
Çmimi i publikut (i cili do të votojë edhe nga salla për filmin e tij të preferuar por edhe në internet).
Katër juri do të vlerësojnë filmat e Festivalit.
Features
Short film
Albanian competition jury
Media jury
Pra ka për të gjitha gustot. Një përzgjedhje fantastike artistike që përfshin metrazhin e shkurtër, fiction, dokumentarin, filmin e animuar dhe eksperimentalin, sigurisht edhe konkurimin e filmit shqip, por edhe tryeza, debate, leksione, ekspozita, koncerte dhe shumë më tepër. Interesant këtë vit është  festivali i rrugës, i cili do të zhvillohet tek Pedonalja. Rruga do të jetë e mbyllur për trafikun dhe do të transformohet në një shëtitore për këmbësorët me një tunel të lehtë,  me koncerte muzikore, projeksione në natyrë e më shumë. Festivali i rrugës do të jetë e hapur gjatë gjithë javës së TIFF.
Por do të jenë filmat ata që do ta bëjnë këtë një festival unik!
MENDOJMË NDRYSHE, SHOHIM NJËLLOJ!

Të dhëna
Këtë vit në edicionin e 12 të TIFF kanë aplikuar 5,464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve nga Europa 3,417, Amerika e Jugut 748, Azia 436, Amerika e Veriut 335, Afrika 323 dhe nga Australia 178 filma.
një rritje e ndjeshme këtë vit në aplikimet e bëra në krahasim me vitin e kaluar kur kishim vetëm 1,200 filma nga 92 vende të botës.
/ATSH/

 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit