Derbi i futbollit shqiptar Partizani - Tirana ka ndezur atmosferën në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" pas tre viteve mungesë. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e bardhebluve, që me shumë vështirësi kanë mposhtur demat e kuq të drejtuar nga Cocoli. 90 minutat e turit të parë të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar mjaft emocione për të pranishmit në shkallët e stadiumit, të cilët kanë qenë të shumtë numër.
Tribuna përballë, e ndarë në dy pjesë me tifozeritë rrespektive që kanë qenë mjaft rivalizuese. Fanatisc dhe Demat e Kuq nuk kanë reshtur për asnjë sekondë për të mbështetur ekipet e zemrës. Ndeshja ka nisur mjaft mirë për ekipin e Tiranës që kërkon golin nga minuta e parë. Pas një aksioni të rrjedhshëm është i riu Morina që kalon në avantazh bardheblutë në minutën e 8' duke ngritur në peshë stadiumin "Qemal Stafa". Por të kuqtë e Partizanit nuk dorëzohen lehtë dhe topin e nisur nga mezi e fushës e hedhin në drejtim të zonës së Tiranës. Pisha shkakton ndërhyrje të gabuar në zonën e portës së tij, kryesori Jemini nuk heziton, por tregon dorën nga pika e penalltisë. Thana për të kuqtë merr përsipër penalltinë duke ekzekutuar me mjeshtëri në kuadratin e Ilion Likës dhe rikthyer buzëqeshjen te tifozët pas tre viteve.
Por nuk ishte e thënë që kjo të ishte mbrëmja e Partizanit, pasi 2 minuta nga fundi i pjesës së parë është shkodrani që vulos fitoren e Tiranës. Gilman Lika lëshon një goditje potente, duke e mposhtur portierin e të kuqve për të dytën herë. Tirana e shikon veten në avantazh në fund të pjesës së parë. Me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja, pasi në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshuar. Në ndeshjet e tjera ka spikatur barazimi i Skëndërbeut dhe fitorja e Teutës 4-0 me Gramozin.
Kupa e Shqipërisë, turi i parë
Rezultatet e ndeshjeve
Grupi A
Partizani-Tirana 1-2
Olimpiku-Skënderbeu 2-2
Himara-Kastrioti 0-2
Dinamo-Kamza 0-1
Iliria-Vllaznia 0-2
Butrinti-Shkumbini 2-0
Elbasani-Apolonia 0-0
Besëlidhja-Kukësi 2-4
Grupi B
Gramozi-Teuta 0-4
Naftëtari-Flamurtari 0-1
Tërbuni-Bylisi 0-2
Mamurrasi-Laçi 0-3
Ada-Tomori 2-1
Gramshi-Luftëtari 1-0
Lushnja-Pogradeci 5-0
Burreli-Besa 4-1
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com