Tirana gati për Festën e madhe të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

Tirana gati për Festën e madhe të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

Tirana

Këtë të shtunë, do të zhvillohet në Tiranë ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla "Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve në datë 10.12.2022, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

•Rrugët përreth stadiumit "Air Albania";

•Rruga "Papa Gjon Pali II" segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Gjergj Filipi" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali";

•Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Lek Dukagjini";

•Rruga "Abdyl Frashëri", segmenti nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rugova";

•Rruga "Lek Dukagjini"deri tek sheshi "Federik Chopen".

2. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga "Ismail Qemali", rruga "Ibrahim Rrugova", rruga e "Elbasanit".

3. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:

•Linja Nr. 2 'Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" do të devijohen në rrugën "Ibrahim Rrugova" dhe në Bulevardin "Bajram Curri";

•Linja Nr. 13 "Tirana e Re" do të devijohen në rrugën "Ibrahim Rrugova" dhe në Bulevardin "Bajram Curri";

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet