Është mbyllur pa fitues derbi mes Tiranës dhe Dinamos për javën e 9 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit rregjistroi pas 90 minutave shifrat 1-1 edhe pse ‘nëndetësja’ luajti me 10 lojtarë për një kohë të gjatë.
Në minutën e 28 Rifa u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa ky episod në vijim do të sillte më shumë tension. Në fundin e pjesës së parë, revolta e Ilir Dajës, solli përplasje me arbitrin Enea Jorgji, i cili si përfundim solli kartonin e kuq edhe për trajnerin.
Në pjesën e dytë Tirana mori avantazhin me Xhixhën, por goli i Hoxhallarit për Dinamon edhe pse me 10 lojtarë, bëri që skuadrat të ndajnë pikët. Për Tiranën ky barazim erdhi pas disfatës me Vllazninë, ndërsa ka zhgënjim për dy pikë te humbura.







Komente
Komento