/ATSH/- Në ambientet e Tirana International Airport, të enjten në mbremje u kremtua 10-vjetori i konçesionit të Aeroportit. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, aksionerët e TIA, partnerë të ndryshëm etj.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto e cilësoi bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe TIA, si një nga bashkëpunimet më të mira të viteve të fundit. Madje në emër të qeverisë shqiptare, ai shprehu mundësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe paS përfundimit të kontratës konçesionare. "Kam besimin se së bashku do të përballojmë me sukses të gjitha sfidat. Jam i bindur që do të ecim në rrugën e duhur të arritjes së objektivave",- tha ministri Haxhinasto.
Të gjithë të pranishmit vendosën theksin tek fakti që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një histori e suksesshme biznesi, por mbi të gjitha një histori e mrekullueshme për miliona pasagjerë që kanë kaluar këto vite përmes portave të Rinasit. Dhjetë vite më parë Aeroporti i shërbente rreth 600.000 pasagjerëve ndërsa sot ky numër është trefishuar. Gjatë këtyre 10 viteve TIA dhe qeveria shqiptare kanë krijuar një partneritet të fortë duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin e Aeroportit.
Në fjalën e tij përshëndetëse CEO i Aeroportit u shpreh se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke u shndërruar në një histori biznesi për t'u marrë shembull. "10 vite më parë TIA premtoi se do të ofronte cilësinë më të mirë dhe standarded më të larta europiane. Me krenari mund të them që ja dolëm, madje i tejkaluam pritshmëritë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që bënë të mundur këtë gjë",- tha Rolf Castro-Vasquez.
Ndërkohë Holger Linkëeiler, Kryetari i Këshillit të Administrimit të Aeroportit u shpreh: "Që në fillim të vitit 2005, bashkëpunimi ynë vazhdon të jetë me frymën e partneritetit dhe besimit reciprok, mbështetur tek një objektiv i përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë për biznesin, për turizmin dhe për të vizituar të afërmit dhe miqtë. Ne jemi gati dhe shprehim vullnetin tonë të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare në dëshirën e saj për t'i rritur mundësitë e Shqipërisë për tu lidhur me botën jashtë. Ne jemi gati të diskutojmë çdo aspekt të koncesionit tonë. Por ne duhet të theksojmë se ne ndihemi partneri ekskluziv i qeverisë shqiptare".
Forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i performancës së Aeroportit ishte thelbi i fjalës së mbajtur nga zoti Peter-Martin Thimme, përfaqësuesit të aksionarit të dytë më të madh të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Deutsche Investitions- undEntwicklungsgesellschaft, shoqëri anëtare e grupit bankar Kfw. "Investimet mund të jenë të suksesshme në periudhën afatgjatë vetëm nëse kanë mbështetjen e një qeverie tek e cila mund të mbështeten dhe të besojnë. Ka shumë interes mes shoqërive gjermane për të investuar në Shqipëri, dhe, aty ku ka dëshirë, vjen edhe veprimi. E shohim Shqipërinë si një partner të besueshëm, si një partner me potencial për rritje të konsiderueshme",- tha Martin Thimme.
/Shqiptarja.com